E bujshme, skuadra e njohur japoneze braktis MotoGP në fund të sezonit

3 Maj 2022
9:39
Telesport
back button

Një lajm i papritur ka tronditur të gjithë botërorin e MotoGP pas garës së Jerez (Spanjë). Ndërkohë që skuadrat po largonin materialet nga bokset ka ardhur lajmi se Suzuki do të largohet nga MotoGP në fund të këtij sezoni. Ky vendim i motorit japonez do të bëhet zyrtar brenda 24 orëve të ardhshme, por të gjithë kanë mbetur të befasuar nga ky lajm.

Të befasuar kanë mbetur të gjithë, nga shefi i Suzuki në garat e motoçiklizmit, Livio Suppo deri te pilotët Joan Mir dhe Alex Rins, përfshi edhe gjithë teknikët. Lajmi u është komunikuar në një mbledhje kolektive pas garës. Ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi të marrë nga drejtuesit e Suzuki, ndërkohë që dy vite më parë Mir shpallej kampion në MotoGP me Suzuki, titull që mungonte prej 20 vitesh.

Kjo është hera e dytë që Suzuki largohet nga MotoGP. Hera e parë ka ndodhur në vitin 2012, për t’u rikthyer më pas në vitin 2015. Ky lajm do të ketë efekt edhe në merkaton e pilotëve, pasi Mir dhe Rins u duhet të gjejnë një skuadër të re, ndërkohë që botëtori i MotoGP humbet një nga ekipet më të mira të viteve të fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit