E BUJSHME: Suarez larg Barcelonës, një legjendë do sulmuesin!

30 Korrik 2020
15:20
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, mund të largohet nga ekipi katalanas. Uruguiani ka marrë një ofertë nga Inter Miami për t’iu bashkuar ekipit të David Beckham në SHBA. Legjenda e Manchester United kërkon që të bëjë goditjen e parë të madhe me Saurezin.

33-vjeçari nuk dëshiron të largohet, pasi synon që të shtyjë kontratën e tij përtej 2021. Klubi katalanas vështirë ta pranojë diçka të tillë, prandaj dhe dyshimet janë shtuar për të ardhmen e lojtarit sipas asaj që shkruan Mundo Deportivo.

Sulmuesi nuk do që të mbyllë kaq shpejt aventurën e tij Europiane, pasi mendon se mund të japë ende tek ish-kampionët e Spanjës. Lionel Messi mund të ndikojë në këtë vendim, pasi argjentinasi dhe uruguiani janë miq të ngushtë. Kapiteni mund të pengojë largimin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit