E BUJSHME: Talenti i Ligue 1 mbërrin në Napoli! Takim vendimtar me drejtuesit. Kosto e operacionit

30 Qershor 2020
14:04
Telesport
back button

Napoli vazhdon të kërkojë një sulmues duke ditur se Milik do të largohet pasi nuk ka pranuar rinovimin e kontratës e cila i skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Prej kohësh, drejtuesit e klubit fitues të Kupës së Italisë këtë sezon, kane hedhur grepat  për yllin e Lille, talentin nigerian Victor Osimhen, që ka shënuar 18 gola këtë sezon që u mbyll.

Il Milan punta Osimhen - Corriere dello Sport

Edhe pse konkurrenca duket e zgjeruar, Napoli beson te fjala që i ka dhënë vetë futbollisti, duke qenë se është entuziast për Serie A. Lille kërkon të paktën 50 mln euro për kartonin e tij, por mund të bëhet edhe për më pak.

Verona-Napoli 0-2: Milik e Lozano fanno sognare Gattuso - Corriere ...

Orët në vazhdim do të ketë takim mes palëve për të kuptuar se sa shanse reale janë për këtë operacion. Vetë ganezi ka mbërritur në Napoli, sipas asaj që shkruan Gianluca di Marzio te “Sky”. Në anën tjetër, Lozano ka dalë në merkato dhe i është ofruar edhe Milanit, ndoshta duke përfshirë kartonin e Franck Kessie dhe para, por deri tani janë vetëm sondazhe.

osimhen gdm.jpeg

Lajme të tjera

Lajmet e fundit