E BUJSHME: Tare nuk ndalet, tjetër shqiptar nënshkruan për Lazion

21 Korrik 2019
13:54
Eraldo Harlicaj
back button

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka bërë një tjetër afrim të rëndësishëm tek ekipi italian. Zyrtari i lartë i klubit ka arritur marrëveshjen me Florent Shehun. 17-vjeçari është kërkuar nga disa ekipe të rëndësishme në Europë, por në fund zgjodhi Lazion, pasi dhe Tare pati ndikimin e tij. 

I riu ka lindur në Francë, zotëron pasaportën e Zvicrës, por është me origjinë nga Kosova. Kalimin te skuadra italiane, ai e ka bërë të ditur vetë përmes një postimi në Twitter. 

"Jam shumë krenar dhe i lumtur që kam nënshkruar një kontratë profesioniste 3-vjeçare me Lazion. Falenderoj klubin dhe drejtorin Igli Tare për besim", – shkruan ai. Shehu ka luajtur për moshat e Levantes në Spanjë, ndërsa përfaqëson ekipin e Zvicrës U-17. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit