E bujshme te Koreja e Jugut: ping-pongu u bë shkak i eliminimit të turpshëm në Kupën e Azisë!

14 Shkurt 2024
20:01
Telesport
back button

Nga Koreja e Jugut dalin disa informacione në prapaskene në lidhje me kombëtaren e Jurgen Klinsmann, e cila mbylli Kupën e Azisë me një eliminim zhgënjyes në gjysmëfinale ndaj Jordanise. Sipas asaj që raporton The Sun, mes lojtarëve ka pasur fërkime, e cila ka degjeneruar në një debat të furishëm mes dy yjeve të skuadrës, Son Heung-Min dhe Lee Kang-In.

Sipas rikonstruksionit të fakteve, pak ditë para gjysmëfinales kundër Jordanisë, disa lojtarë kanë darkuar me nxitim për të filluar të luajnë pingpong, gjë që ka acaruar kapitenin Son Heung-Min pasi vaktet konsiderohen një kohë për të vëllazëruar brenda ekipit.

Kur Lee Kang-In u ngrit nga tavolina, Son i kërkoi të kthehej, por mori komente mosrespektuese që çuan në një moment tensioni, i cili u përshkallëzua në një sherr, deri në atë pikë sa lojtarët e tjerë duhej të ndërhynin për t’i ndarë.

Për kronike, Son përfundoi me një gisht të zhvendosur dhe u detyrua të luante gjysmëfinalen me dorë të fashuar, si dhe në Tottenham-Brighton, pas kthimit të tij në Londër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit