E BUJSHME: Tërmet tek Arsenali, lojtari nuk pranon të udhëtojë me skuadrën

11 Korrik 2019
12:30
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk mund të shkonte më keq se kaq udhëtimi i Arsenalit për zhvillimin e fazës përgatitore në SHBA. Kapiteni Laurent Koscielny ka refuzuar të udhëtojë me skuadrën. 

Londinezët kanë dalë me një reagim zyrtar në lidhje me sjelljen e francezit. "Laurent Koscielny refuzoi të udhëtonte me ekipin për të zhvilluar fazën përgatitore në SHBA. 

"Ne jemi shumë të zhgënjyer me veprimet e tij që janë kundër udhëzimeve tona. Ne shpresojmë se do e zgjidhim këtë çështje", – shkruhet në deklaratë. Koscielny futet në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka biseduar me klubin për rinovim, prandaj ai po mendon që të largohet. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit