E BUJSHME: Thiago Alcantara arrin akordin me Liverpool, ja sa kërkon Bayern për kartonin!

3 Korrik 2020
14:11
Telesport
back button

Nga kampionët te kampionët. Thiago Alcantara duket se do të niset drejt Liverpool nga Bayern Munich. “SPORT” ka mësuar se negociatat janë shumë të avancuara midis lojtarit dhe klubit dhe vetëm çështja ekonomike ka mbetur për t’u diskutuar dhe zgjidhur

Bavarezët e dinë që në moshën 29 vjeç dhe pas shtatë sezoneve në Gjermani, Thiago po kërkon sfida të reja. Marrëveshja midis lojtarit dhe Liverpool është bërë. Bayern kërkon 35 milion euro për të.

Liverpooli nuk dëshiron ta paguajë aq shumë, duke parë moshën dhe faktin se vetë futbollisti ka kërkuar të ndërrojë ambjent.

Jurgen Klopp nuk e ka fshehur kurrë pëlqimin e tij për Thiago, me të cilin është përballur në periudha të ndryshme kur ka qenë trajner në Gjermani. Meqenëse u bë e qartë se ai nuk do të rinovonte marrëveshjen e tij të Bayern, e cilia skadon në vitin 2021, “Anfield” u bë destinacioni i tij këtë merkato…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit