E bujshme: Tirana e pret, Ngoo propozohet në Indi

18 Korrik 2019
12:47
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana po pret Micheal Ngoo, por duket se sulmuesi anglez nuk ka vendosur ende dhe po sheh ndonjë alternativë tjetër. Shtatlarti nuk ka mbyllur derën e bardhebluve, por e mban hapur si opsion të fundit. Në klubin bardheblu situata është mjaft e tensionuar, pasi golashënuesi nuk po sillet si profesionist. 

26-vjeçari së fundmi është propozuar në Indi nga menaxheri i tij. Ngoo duket se nuk e ka ndarë aspak mendjen për të rinovuar te Tirana dhe me një mundësi më të mirë mund të largohet drejt një ekipi të ri. 

India nuk është një pistë konkrete thjesht një propozim nga ana e lojtarit. Një lëvizje e tillë do të lërë shumë të zhgënjyer në kampin kryeqytetas dhe tregon shumë… 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit