E BUJSHME/ Tirana në hall, braktiset nga sulmuesi: Janë mosmirënjohës!

24 Korrik 2019
20:49
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana dhe Michael Ngoo nuk do të vazhdojnë bashkëpunimin. Sulmuesi anglez e ka konfirmuar diçka të tillë duke treguar se nuk do të kthehet më te bardheblutë.

Ai ishte shumë pranë rinovimit dhe trajneri Ardian Mema e priste në stërvitje, por gjuha e përbashkët nuk është gjendur mes palëve. Gjiganti i sulmit foli për Panorama Sport duke treguar se nuk do të kthehet më në Shqipëri, pasi sipas tij klubi ka ndryshuar fjalët.

 “Ramë dakord për një tjetër marrëveshje, por ata nuk e mbajtën fjalën. Janë mosmirënjohës”, – tha Ngoo. Një mesazh mjaft i fortë për drejtuesit bardheblu.

Powered by Froala Editor

Lajme të tjera

Lajmet e fundit