E BUJSHME! Tottenham merr vendimin drastik për Mourinho

19 Prill 2021
11:54
Alfred Lleshi
back button

Vjen fundi i “mbretërimit” të José Mourinho në stolin e “Spurs”. Një vit e gjysmë pas emërimit të tij, ai nuk është më trajner i Tottenham. “Special One” është shkarkuar nga klubi londinez, i cili së shpejti do të lëshojë një deklaratë për të zyrtarizuar ndarjen me portugezin, i cili ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, në krye të Portos dhe Interit.

Sipas raporteve nga mediat britanike, vendi i portugezit do të mbahet përkohësisht nga Ryan Mason, një ish-futbollist 29-vjeçar i Tottenham, i cili doli në “pension” në shkurt, 2018 pasi pësoi një frakturë të kafkës së kokës.

Mourinho paguan për rezultatet e dobëta të marra me “Spurs”, aktualisht të shtatët në Premier League dhe jashtë “Europa League”, ku u eliminuan nga Dinamo Zagreb në 1/8 finale. Sidoqoftë, brenda gjashtë ditësh është finalja e “Carabao Cup”, kundër Manchester City të Guardiolës.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit