E BUJSHME: Tottenhami në ndjekje të shqiptarit, zëvendësues për Kane!

12 Shtator 2019
15:12
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po bën mjaft mirë me Fenerbahçen dhe me Përfaqësuesesen e Kosovës. Shtatlarti po shënon rregullisht dhe kjo ka zgjuar interesin e shumë klubeve të njohura. 

Fanatik shkruan se në sfidën ndërmjet Anglisë dhe Kosovës (5-3), Tottenhami kishte dërguar skautë për të vëzhguar nga afër sulmuesin kryesor të kosovarëve. 

Largimi i Fernando Llorentes dhe Vincent Janssonit ka bërë që Tottenhami të ketë nevojën e një sulmuesi që të zëvendësojë Harry Kane, pasi vështirë se kapiteni mund të konkurrohet. Muriqi kaloi në verë te Fenerbahçe dhe ka nënshkruar me klubin deri në vitin 2023. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit