E BUJSHME: Tradhti në Manchester? United do yllin e City-t!

2 Qershor 2020
18:12
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester United po mendon një lëvizje surprizuese për të rrëmbyer në “Old Trafford” yllin e Manchester City-t sipas atyre që shkruajnë mediet angleze. Dënimi 2-vjeçar i “Qytetarëve” nga Champions League mund të bëjë që një pjesë e yjeve të largohen nga skuadra e Pep Guardiolës.

Kampionët në fuqi të Premier Leagues kanë apeluar vendimin e dënimit 2-vjeçar dhe nëse përgjigjja është sërish negative nuk përjashtohet një eksod nga skuadra e “Qytetarëve”. “Djajtë e kuq” po monitorojnë me kujdes situatën dhe janë gati të “kafshojnë”.

Sterling është ylli i ekipit të Guardiolës, por dhe i Premier League. Ai ka një dëshirë për t’iu bashkuar Real Madridit dhe një joshje e United duket e vështirë, aq më tepër që tifozët e tij nuk do ta falnin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit