E BUJSHME! Trajneri i Partizanit do ndërpresë kontratën dhe do kthehet në Kroaci

9 Tetor 2023
23:43
Telesport
back button

Në mediat kroate gjithçka është vendosur, Zoran Zekiç nuk është më trajner i “demave të kuq” të Partizanit, me 49-vjeçarin, që sipas mediave do të marrë në ditët në vijim, drejtimin e skuadrës së Osijek.

Sipas raportimeve më të fundit të “sporstske.jutarnji.hr”, pas bisedimeve të zhvilluara sot mes presidentit Gaz Demi, trajnerit dhe palës së interesuar nga Kroacia është bërë e mundur që “të kuqtë” ta prishin marrëveshjen me Zekiç për një pagesë prej 100 mijë eurosh, të cilën do ta paguajë skuadra e Osijek.

Ndërkaq, kujtojmë se Zekiç e mori drejtimin e “demave” në fundin e muajit maj, menjëherë pasi kryeqytetasit u shpallën kampionë të Shqipërisë. Nën drejtimin e këtij të fundit, “të kuqtë” arritën deri në fazën “play-off” të kualifikuese të Conference League, por pa mundur dot të arrinin në fazën e grupeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit