E BUJSHME: U mendua te Kukësi, Halili darkon me objektivin e Gjicit

26 Gusht 2019
9:38
Eraldo Harlicaj
back button

Kukësi dhe Tirana janë në garë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të kombëtares Andi Lila. Ky i fundit ende nuk ka zgjedhur dhe po i mban opsionet të hapura, në mënyrë që të ketë 2 alternativa. Ish-lojtari i Tiranës u mendua se do t’i bashkohej kryeqytetasve, por firma nuk ka ardhur. 

Kukësi u fut në lojë dhe nisi kontaktet me 33-vjeçarin. Taulant Balla postoi një foto ku shkruante Kukësi kampion së bashku me Andi Lilën dhe kjo bëri që të nxiste më shumë zërat. Balla njihet si një mik i mirë i presidentit Gjici dhe një sugjerim merkatoje mund të pranohet… Shqipëri jetojmë! 

Burime të Telesport pranë klubit Tirana bëjnë me dije se Refik Halili ka vepruar menjëherë dhe ka kontaktuar mbrojtësin në fjalë. Ai ka darkuar me të dhe mund të bashkohen sërish rrugët mes palëve.    

Lajme të tjera

Lajmet e fundit