E BUJSHME: Uzuni me COVID-19, humbet ndeshjen ndaj Barcelonës

19 Tetor 2020
19:46
Eraldo Harlicaj
back button

Lajm shumë i keq nga Hungaria! Myrto Uuzuni është prekur nga COVID-19 dhe nuk po stërvitet me Ferencvarosin. Ai ka humbur ndeshjen kundër Barcelonës që do të luhet në Camp Nou për grupet e Champions League.

Sulmuesi i Ferencvarosit ishte një nga futbollistët më në formë. Ai e mori virusin në Shqipëri, pasi është testuar pozitiv me kombëtaren.

Uzuni nuk është stërvitur asnjë ditë me skuadrën e tij që prej rikthimit nga Shqipëria. Ai nuk ka udhëtuar me skuadrën në Barcelonë dhe pret rikthimin në stërvitje me skuadrën e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit