E BUJSHME! Wanda Nara “i la targën” Icardit për një tjetër futbollist, 12 vite më i ri se ajo

24 Shtator 2022
11:46
Alfred Lleshi
back button

Mauro Icardi dhe Wanda Nara u ndanë dhe sipërmarrësja argjentinase duket se është e afërt tashmë me një burrë tjetër. Prej javësh flitet për këngëtarin argjentinas L-Gante, por sipas thashethemeve të fundit, 36-vjeçarja është e interesuar për një tjetër futbollist.

Më saktësisht, Martin Payero, mesfushorin 24-vjeçar të Boca Juniors. Gazetarja Pia Shaw e plasi “bombën” në programin televiziv LAM, i cili çdo ditë merret me jetën private të Icardit dhe Wanda Nara.

“Ata kaluan një mbrëmje së bashku, qeshën, pinë dhe kërcyen së bashku”, – tha gazetarja. Kolegia tjetër Yanina Latorre rrëfeu: “Për javë të tëra ka pasur një person, një njeri që nuk e njoh, i cili dëshiron të më shesë informacione për Wanda Narën dhe lidhjen e saj me një lojtar tjetër, por padyshim që unë nuk jam e gatshme të paguaj”.

L-Gante ishte gjithashtu i pranishëm në të njëjtin vend, por Kennys Palacios, stilisti dhe miku më i mirë i Wandës, e bëri të qartë në Instagram se mes Narës dhe reperit nuk ka asnjë lidhje dashurie. Asnjë koment për Payero, në vend të kësaj …

Po cili është Martin Payero? Një futbollist i lindur në Argjentinë në vitin 1998, në Pascanas, në provincën e Kordobës. I rritur në akademinë e të rinjve të Banfield, ai nënshkroi me klubin anglez të Middlesbrough vitin e kaluar. Ai është i huazuar te Boca Juniors që nga qershori i kaluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit