E BUJSHME: Ylli i Bayern Munchen del pozitiv, karantinohet menjëherë

20 Tetor 2020
20:18
Eraldo Harlicaj

Një lajm i papritur u publikua nga skuadra e Bayern Munchen. Ylli i ekipit, Serge Gnabry, u testua pozitiv për COVID-19. Futbollisti mori përgjigjen e tamponit të bërë, që për fat të keq ishte pozitive.

Klubi gjerman doli pak minuta më parë me një komunikatë zyrtare ku informonte tifozët për gjendjen e lojtarit. “Serge Gnabry, 25 vjeç, u testua pozitiv për COVID-19. Sulmuesi i Bayernit është i mirë.

“Ai është i karantinuar në shtëpi”, – shkruhet në njoftimin e klubit gjerman. Lojtari do të humbasë ndeshjen e nesërme kundër Atletico Madridit në Champions League dhe sfidat në kampionatin gjerman.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit