E BUJSHME/ “Zaha u largua nga United se u lidh me vajzën e trajnerit”, – Evra shokon Anglinë

20 Shtator 2020
11:13
Eraldo Harlicaj
back button

Një ndër misteret më të mëdha të Manchester United ishte largimi i çuditshëm i Wilfried Zaha. Ky i fundit u largua pa lënë gjurmë me “Djajtë e kuq”, por ish-shoku i tij i ekipit, Patrice Evra, jep një tjetër arsye për dështimin e tij me të kuqtë.

“Të gjithë tifozët e Crystal Palace e dinë se Wilfred meriton një skuadër më të mirë, me gjithë respektin për Palace. Një lojtar shumë energjik. Mendoj se karriera e tij e vërtetë me Manchester United mbaroi në momentin që kishte zëra të vërtetë ose jo se kishte një marrëdhënie me vajzën e David Moyes.

“E mbaj mend se në fazën përgatitore ai po luante çdo ndeshje, më pas lajmet dolën… nuk luajti më dhe u zhduk. Çfarë lojtar!”, – tha shkurtimisht francezi. Një deklaratë shumë e fortë e Evra që hedh dritë mbi një prapaskenë të fortë.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit