E BUJSHME: Zbulohet dëshira e parë e Setien, Barcelona prish marrëdhëniet me Bayern

14 Janar 2020
15:24
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i ri i Barcelonës, Quique Setien, do ta nisë menjëherë me lëvizje në merkato. Ai dëshiron që të rikthejë në skuadër Philippe Coutinhon. Braziliani është huazuar nga Bayern Munchen, pasi nuk arriti të bënte diferencën në grup dhe nuk u kthye në një lojtar lider. 

Cadena SER shkruan se tekniku i ri i pëlqen shumë aftësitë e sulmuesit të huazuar dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të prishin marrëveshjen e huazimit të lojtarit. Setien njihet për lojën e tij sulmuese dhe kërkon të ketë sa më shumë lojtarë në dispozicion, 

Coutinho ka treguar se është një lojtar i një kalibri të lartë dhe po bën mirë te Bayern Munchen. Ai me shumë mundësi do të rikthehet në Campo Nou, pasi është dhe ëndrra e tij të luajë në Spanjë. Sistemi i bavarezëve nuk e favorizon shumë, prandaj dëshiron rikthimin te Barça.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit