E BUJSHME! Zbulohet sekreti i madh i transferimit të James Rodriguez tek Everton

18 Shtator 2020
11:49
Alfred Lleshi

Kalimi i James Rodriguez tek Everton nga Real Madrid dyshohet se u bë falas, sipas ish-klubit të tij, Banfield, i cili ka pretenduar se nuk do të marrë para nga kalimi i 29-vjeçarit në Premier League. Ndërkombëtari kolumbian u bashkua me ish-trajnerin Carlo Ancelotti në “Goodison Park” në fillim të këtij muaji, pasi “uli perden” e një eksperience 6-vjeçare te gjigandët spanjollë, që përfshinte huazimin me dy sezone te Bayern Munich.

Raportet vlerësuan se 22 milionë £ (24.1 milion €) u paguan nga “Toffees” për ta marrë lojtarin nga La Liga. Por tani, skuadra argjentinase e Primera Division, Banfield, ku Rodriguez kaloi një vit e gjysmë para transferimit të tij te Porto më 2010, pretendon se vlera aktuale e lëvizjes së lojtarit është shumë më e ulët sesa tregohet, pasi u përpoq të kërkonte pjesën e vet të fitimit.

Klubi argjentinas thotë se kanë të drejtën e përfitimeve financiare nga transferimet e mëpasshme të lojtarit. “Pasi dëgjuam lajmin e transferimit të James Rodriguez nga Real Madridi tek Everton, me vëmendje ndaj rregulloreve aktuale të FIFA-s, klubi i Atletico Banfield bëri kërkimet përkatëse për të zbuluar nëse i takonte të merrte para përmes një mekanizmi solidariteti, – lexohet në një deklaratë të arkëtarit të klubit argjentinas, Ignacio Uzquiza.

– Përkundër raporteve të ndryshme në media, të cilat treguan se transferimi ishte bërë për një kosto të konsiderueshme, një situatë në të cilën Banfield do të kishte përfituar një përqindje të asaj shume për kontributin në trajnimin e lojtarit, ne kemi zbuluar se ky nuk ishte rasti. Fatkeqësisht, për shkak të natyrës së transferimit të James Rodriguez nga Real Madridi tek Everton, ne si Banfield nuk përfitojmë para. Transaksioni u bë pa asnjë kosto, sikur të ishte një lojtar falas. Konsultimet përkatëse janë bërë tashmë me dy klubet e përfshira dhe me organizatat përkatëse. Në të gjitha rastet na konfirmuan që klubi ynë nuk do të marrë para si mekanizëm solidariteti”.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit