“E çmend Van Gaal-in”, objektivi i Milan-it: Në klub bëj atë që dua

15 Qershor 2022
15:00
Denis Hakanaj
back button

Paranteza Nations League e Holandës përfundon në mënyrën më të mirë të mundshme dhe mbi të gjitha ajo e Noa Lang, një objektiv në merkato edhe për Milanin.

Sulmuesi shënoi të martën për herë të parë me fanellën e Oranjes në fitoren 3-2 ndaj Uellsit. Ai foli për NOS në pas ndeshjes duke nënvizuar disa aspekte të lojës, për golin e parë, por edhe lirisë që nuk e ka në kombëtare si te klubi.

Noa Lang shpjegoi se si trajneri holandez Louis Van Gaal “çmendet”: “Më duhej të prisja pesë ndeshje për këtë golin e parë, por realizimi i tij këtu në qytetin tim e bën gjithçka më të bukur”, shpjegoi sulmuesi i Club Brugge .

“Sinqerisht, në këtë garë isha një peshk në ujë, u ndjeva i lirë dhe në formë. Van Gaal pret shumë nga unë, ai dëshiron që unë të depërtoj më shumë.

“Unë po e çmend atë sepse duhet të ndjek saktësisht atë që ai më thotë dhe udhëzimet e tij, ndërsa në klubin tim mund të bëj atë që dua. Këtu duhet të bëj punën time. Në Brugge më lejojnë të bëj atë që dua, mendoj se trajneri është i lumtur për mua pas kësaj dite të bukur.

“Pasi shënova, e përsëris, i lashë gojën edhe Depay-t dhe Bergwijn-it, më quajnë ‘ngatërrestar’ pikërisht sepse e çmend Van Gaal-in”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit