E çuditshme: Benfica i rrëmben objektivin e merkatos Interit!

13 Gusht 2020
15:14
Eraldo Harlicaj
back button

Interi ka humbur objektivin kryesor për mbrojtjen, pasi Jan Vertonghen duket se ka nënshkruar me Benficen sipas asaj që shkruan Fabirizio Romano. Kontrata do të jetë 3-vjeçare dhe do të firmoset në orët në vazhdim.

Zikaltrit e donin futbollistin belg, madje ishin në mëdyshje mes tij dhe Kumbullës. Futbollisti me eksperiencë pëlqehej më shumë nga drejtuesit dhe me sugjerimin e sulmuesit Lukaku.

Një tjetër objektiv i Contes është dhe Ndombele që nuk bën pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho. Italinët janë të fokusuar në Europa League, prandaj momentalisht nuk janë ulur në bisedime me “Spursat”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit