E çuditshme: Futbollisti braktis kombëtaren për arsye personale, Trashi e zëvendëson

1 Qershor 2019
13:59
Eraldo Harlicaj
back button

Një lajm i befasishëm nga lista e kombëtares së Shqipërisë. Sulmuesi Eros Grezda la grumbullimin për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Islandës dhe Moldavisë. Lojtari i Rangersit nuk ka ndonjë dëmtim, por do të largohet për arsye… personale! 

Një justifikim i tillë është praktikisht çmenduri. Vendin e tij në kombëtare do ta marrë Lorenc Trashi. Futbollisti i Partizanit do të jetë i grumbulluar që sot në kombëtaren për ndeshjen miqësore ndaj U-21. 

Njoftimi i FSHF-së – "Ka ndryshime në listën e kombëtares A për dy ndeshjet zyrtare ndaj Islandës në transfertë më 8 qershor dhe Moldavisë në “Elbasan Arena” më 11 qershor ora 20:45.

Eros Grezda nuk do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet eradhës për arsye personale. Trajneri Reja ka thirrur në skuadër Lorenc Trashin, nga Partizani, që do të bashkohet me grupin në ndeshjen e sotme në “Elbasan Arena”, ku kuqezinjtë do të luajnë përballë U-21 të drejtuar nga Alban Bushi. Ndeshja zhvillohet sot në orën 17:00", – shkruhet në njoftim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit