E ÇUDITSHME: U mendua i larguar, mesfushori i City-t rinovon kontratën

19 Maj 2020
22:11
Eraldo Harlicaj

Një ide e re është hedhur së fundmi te skuadra e Manchester City-t. Mesfushori David Silva e kishte ndarë mendjen për të mbyllur aventurën e tij me “Qytetarët” në qershor, por nuk do të ndodhë kështu.

Spanjolli ka vendosur të zgjasë kontratën me kampionët e Anglisë, pasi dëshiron të ketë mundësinë të luajë në Champions. Ai do të qëndrojë deri në mbarimin e këtij sezoni krejtësisht dhe më pas do të largohet.

Silva do t’i bashkohet pastaj me shumë mundësi ekipit të Inter Miami. Presidenti David Beckam ka bindur mesfushorin spanjoll për t’iu bashkuar në Amerikë. Ai ka përfituar nga mbarimi i kontratës së Silves për të mos paguar për kartonin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit