E dashura e Piqué nuk fshihet: Ndonjëherë kalon situata të pakëndshme, e ndalin në rrugë dhe…

21 Janar 2023
10:27
Alfred Lleshi
back button

‘BZRP Music Session #53’ është padyshim kënga më e pëlqyer e momentit. Shakira hodhi disa “shigjeta helmuese” ndaj Gerard Piqué dhe partneres së tij aktuale, Clara Chía.

Sipas disa mediave, e dashura e re e ish-mbrojtësit të Barcelonës ka pushuar së shkuari për të punuar në kompaninë e tij për shkak të tensionit të fortë mes saj dhe ish-futbollistit. Por gazetarja Laura Fa ‘Mamarazzis’ ka mohuar zërat për krizë.

Bashkëpunëtorja e rregullt e ‘Sálvame’ tha në podcast-in e saj se marrëdhënia mes Piqué dhe Clara Chía po kalon momentin më të mirë. “Lidhja mes tyre po bëhet gjithnjë e më e fortë.

Ajo është e qetë, edhe nëse situata ka qenë ndonjëherë e pakëndshme, sepse është keq të të njohin ose të ndalojnë në rrugë”. Laura Fa vazhdoi: “Clara Chia nuk fshihet. Ajo vazhdon të shkojë në punë dhe bën një jetë normale”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit