E dashura turpëron Joao Felix në rrjetet sociale, i publikon foton “hot”

11 Gusht 2020
14:50
Alfred Lleshi
back button

Atletico Madrid, me La Liga-n e mbyllur, po përgatitet të përballet me Leipzig në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Disa ditë para ndeshjes kundër gjermanëve (e planifikuar për ditën e enjte), sulmuesi portugez, Joao Felix, ishte protagonisti i një episodi mjaft kurioz. Ish-ylli i Benfica po pushonte, kur e dashura e tij, Margarida Corceiro, i bëri një fotografi dhe e postoi në Instagram. E dashura e futbollistit, megjithatë, harroi një detaj pa “retushuar”. Në fotom që publikoi mund të shihnit edhe organet gjenitale të futbollistit.

Fotoja “me spec” menjëherë u bë “virale” në rrjetet sociale, duke marrë pa fund komente të ndjekësve. Duke vënë re gafën, Margarida e fshiu foton. Megjithatë, ishte një kthesë tepër e vonë. Për të korrigjuar incidentin e nxehtë, partnerja e talentit portugez u justifikua duke thënë se organet gjenitale në foto nuk janë ato të Joao Felix, por një gjë qesharake që donte të postonte. Një version që nuk bind plotësisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit