E dhimbshme: 18-vjeçari i Skënderbeut nuk ia del, ndahet nga jeta pas 4 operacionesh

31 Maj 2020
9:44
Eraldo Harlicaj
back button

Një lajm i kobshëm ka ardhur nga Korça, aty ku Dorian Tahirllari ka humbur ndeshjen e tij më të rëndësishme, atë me jeten. 18-vjeçari ishte diagnostikuar me tumor malinj. Ish-lojtari i Skënderbeut bashkoi një qytet të tërë për ta ndihmuar, pasi u mblodhën ndihma dhe fonde, por në fund fatkeqësisht nuk ia doli.

Dori kishte kaluar 4 operacione me shpresën se tumori do të zhdukej krejtësisht nga trupi i tij, por nuk ka ndodhur kështu. Ai kishte nevojë për një operacion të pestë dhe familjarët dhe ai vetë kishin nisur mbledhjen e fondeve për diçka të tillë.

Korça është në zi, pasi ka humbur një djalë plot jetë dhe që ëndërronte që një ditë të luante për ekipin e parë të Skënderbeut. Dhimbja që ka lënë Tahirllari pas është shumë e madhe, sidomos për familjen që ka kaluar një kalvar të gjatë vuajtjesh. Telesport i shpreh ngushëllime familjes Tahirllari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit