E dhimbshme, Emiljano Vila merr lajmin e keq para Skënderbeut

5 Korrik 2020
12:00
Eraldo Harlicaj
back button

Emiljano Vila ka marrë një lajm shumë të keq, pasi babai i tij ka humbur jetën. Një dhimbje e madhe për sulmuesin dy ditë para ndeshjes me Skënderbeun, që me shumë mundësi do të mungojë.

Klubi i Teutës ka bërë me dije lajmin e dhimbshëm me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Mbrëmjen e të shtunës është ndarë nga jeta babait i futbollistit Emiljano Vila. Klubi i Futbollit Teuta i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve!

“KF Teuta i gjendet pranë futbollistit tonë për këtë humbje të madhe. Të gjithë së bashku jemi krah Emiljanos për të përballuar këtë fatkeqësi!”, – shkruan klubi durrsak në lidhje me Vilën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit