E DHIMBSHME: Maradona ndahet nga jeta, lajmi tronditës nga Argjentina!

25 Nëntor 2020
17:24
Eraldo Harlicaj
back button

Një lajm i trishtë vjen nga Argjentina. Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona, ka pësuar një atak kardiak dhe si pasojë ka ndërruar jetë sipas asaj që shkruan Clarin.

Stafi mjekësor u kujdes për gjendjen e Maradonës, por situata ishte shumë e komplikuar. Diego nuk ia doli mbanë të mbijetonte dhe u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare.

Legjenda e futbollit botëror u shua në shtëpinë e tij. Ai kaloi dhe një operim në tru, por duket se ataku kardiak i dha goditjen përfundimtare. Maradona është padyshim një ndër më të mirët e historisë së futbollit, por ka pasur shumë probleme me jetën e tij të shthurur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit