E DHIMBSHME: Përplasja e fortë me Politanon, Kessie humbi dhëmbin!

23 Nëntor 2020
21:33
Eraldo Harlicaj
back button

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie, ka patur vetëm rritje gjatë periudhës së fundit. Paraqitjet e tij kanë qenë të një niveli të lartë dhe “Presidenti” është kthyer në lider te skuadra kuqezi.

Milan Tv bën me dije se lojtari nga Bregu i Fildishtë humbi dhëmbin e tij gjatë një përplasjeje me Politanon në fitoren 2-3 ndaj Napolit. Ai pati një përplasje me kundërshtarin dhe mori një brryl në fytyrë.

Kessie mori ndihmën e parë nga stafi mjekësor dhe u rikthye në fushë duke duruar dhimbjet. 23-vjeçari shkoi te dentisti këtë mëngjes për të rregulluar dhëmbin e munguar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit