E DHIMBSHME: Spanja mban frymën, sulmuesi 24-vjeçar me probleme zemre

10 Tetor 2019
15:05
Eraldo Harlicaj
back button

Ganezi Raphael Dwamena është detyruar të ndalej, pasi ka probleme me zemrën. Sulmuesi i Real Zaragozës i është nënshtruar analizave të spcializuara mjekësore, pasi ndjente dhimmbje dhe kisht eshfaqur dobësi në sfidat e fundit. 

24-vjeçari është diagnostikuar me probleme zemre dhe stafi mjekësor e ka ndaluar rreptësisht që të vazhdojë stërvitjen. Ai do të nisë menjëherë me trajtimin në mënyrë që të rikthehet në fushën e lojës, të paktën ashtu shpresohet. 

Real Zaragoza beson se ai do të rikuperohet tërësisht dhe do të rikthehet shumë shpejt“, – thuhet në deklaratën e klubit. Dwamena u huazua nga Levante te Zaragoza për një vit në Segunda. Sulmuesi afrikan në 9 ndeshje ka shënuar 2 gola. Ai ka luajtur si titullar dhe është zëvendësuar 8 herë, të pakten më e keqja është shmangur. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit