Një lajm i keq ka ardhur nga Italia, aty ku sulmuesi Giacomo Vrioni është dëmtuar rëndë. Stërvitja e sotme me ekipin e parë të Juventusit ka qëlluar fatale, pasi lojtari ynë u dëmtua.
Mediet italiane bëjnë me dije se futbollisti pësoi një frakturë në këmbë. Romeo Agresti shkruan se lojtari shqiptar duhet të operohet. Ndërhyrja kirurgjikale do të ndodhë ditën e nesërme.
#Juventus: #Vrioni durante l’allenamento di questa mattina, in seguito ad un trauma distorsivo alla caviglia, ha riportato la frattura del perone della gamba destra. Domani l’intervento chirurgico ⛔️⚪️⚫️
— Romeo Agresti (@romeoagresti) November 27, 2020
Vrioni ka debutuar me ekipin e parë, por nuk ka patur shumë hapësira. Pirlo e ka nën vëzhgim, pasi e grumbullon shpesh me skuadrën e tij, por nuk ka besim te futbollisti ynë.