Harry Maguire, mbrojtësi i Manchester United dhe Anglisë, është kthyer në qendër të kritikave pas autogolit të shënuar në ndeshjen kundër Skocisë.
Në mbrojtje të tij ka dalë ish-sulmuesi i Liverpool-it, Peter Crouch.
“Unë mendoj se Harry po sillet në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Crouch për Mirror. “Do të ishte e lehtë të dilte para kamerave dhe të ankohej për trajtimin që po i bëhet, por është e drejtë t’i lihet fjala fushës.
“Magurie po vuan një rënie të formës për shkak se luan pak te Manchester, por po sillet si profesionist.
“Është logjike që të jetë i demoralizuar. Unë flas nga eksperienca. Është e tmerrshme për një lojtar të fërshëllehet nga tifozët e kombëtares.
“Kur më ndodhi mua, kam ulur kokën dhe kam punuar akoma më shumë për t’u treguar njerëzve se po gaboheshin”, ka përfunduar Crouch.