“E dija që do të ndodhte”, Messi kthehet në Doha: Nuk prisja atë që ndodhi më pas…

18 Janar 2023
17:10
Denis Hakanaj
back button

Pikërisht një muaj pas finales së Botërorit, Lionel Messi është rikthyer në Doha, këtë herë me Paris Saint-Germain. Një ndalesë e planifikuar në funksion të udhëtimit në Arabinë Saudite (pikërisht në Riad), ku të enjten parisienët do të përballen me një formacion All Stars të drejtuar nga Marcelo Gallardo dhe me kapiten Cristiano Ronaldo-n.

Kampioni argjentinas rikujtoi emocionet e këtyre 31 ditëve të fundit: “Ishte një nga muajt më të bukur, ende nuk e besoj. Çfarë çmendurie përjetuam gjatë gjithë atij rrugëtimi, i cili përfundoi duke ngritur Kupën që të gjithë e donim aq shumë.

“Padyshim që të qenit kampion e bën gjithçka më mirë, por sa muaj të bukur kam pasur, sa kujtime të bukura. Më mungojnë shokët e skuadrës, duke jetuar ditë pas dite me ta, bisedat, seancat stërvitore, marrëzitë që bënim.

“Sa bukur ishte të shihja familjen time duke jetuar një përvojë të paharrueshme për të gjithë çdo ditë dhe sa bukur ishte të shkoja në ndeshje dhe të shihja pasionin e njerëzve në stadium dhe në Argjentinë.

“Falënderoj Zotin që më dha kaq shumë. E dija që do të ndodhte, por ajo që nuk mund ta imagjinoja ishte se çfarë do të ndodhte më pas, çmenduria e njerëzve gjatë festimeve. Epo, ka një muaj që jemi… KAMPIONË BOTËRORE !!!”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit