“E dija”, Tuchel pas shkarkimeve te Bayern: E ardhmja ime? Aktualisht…

28 Maj 2023
12:30
Denis Hakanaj
back button

Në fund të ndeshjes së fituar ndaj Koln-it që i dha Bayern Munich titullin e Bundesliga-s, trajneri bavarez Thomas Tuchel komentoi lamtumirën e Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic të cilët u shkarkuan zyrtarisht menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në mes të festimeve për kampionatin.

“E dija që një ditë më parë, por tani është bërë e ditur në dhomat e zhveshjes”, ka thënë Tuchel pas ndeshjes siç raportojnë mediat kryesore gjermane.

“Ata janë kryesisht përgjegjës për titullin që fituam, ishte Kahn që më donte mua këtu, kështu që është një keqardhje e madhe që ata po largohen. Më vjen keq sepse në vend që të festojmë ne jemi këtu duke folur për diçka tjetër. A do të qëndroj? Për momentin, po”.

Mesa duket edhe e ardhmja e trajnerit mund të jetë në ekuilibër pikërisht për marrëveshjet e lamtumirës të dy drejtuesve që e morën në Mynih vetëm pak muaj më parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit