E do Barcelona, Napoli blindon talentin e saj me klauzolë 180 milionë euro!

19 Nëntor 2019
18:31
back button

Napoli provon që të blindojë Fabian Ruiz, pasi Barcelona tashmë e ka shumë seriozisht për mesfushorin me tipare sulmuese. Sipas asaj që ka shkruar “Corriere dello Sport”, drejtori sportiv Giuntoli, në fakt, është në kontakte të vazhdueshme me agjentin e lojtarit, Alvaro Torres, për të rinovuar me talentin që u transferua nga Betis te Napoli në verën e vitit 2018.

Kontrata e re parashikon rritje rroge dhe datë skadence vitin 2025. Eshtë ky objektivi i Napolit, që dëshiron të përfshirë edhe klauzolën e frikshme prej 180 mln eurosh. Ka ende distancë mes palëve. Gjithçka lë për të menduar se do të vijë akordi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit