E do Chelsea, Milan do ta shesë yllin për 60 mln euro

29 Mars 2020
17:07
Denis Hakanaj
back button

Chelsea, sipas Sunday Express, është skuadra më e interesuar për portierin e Milan-it, Gianluigi Donnarumma.

Klubi anglez nuk është i bindur nga paraqitjet e Kepa Arrizabalaga-s dhe kërkon të gjejë një zëvendësues. Për këtë arsye, londinezët mësohet të kenë kontaktuar Mino Raiola-n me synimin për të blerë Donnarumma-n.

Gjithmonë sipas Sunday Express, Milan mund të pranojë ta shesë për një shifër të përafërt me 60 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit