E do Milan-i dhe Arsenal-i, Gabriel Jesus ka një preferencë

19 Maj 2022
15:34
Denis Hakanaj
back button

E diela më e rëndësishme e vitit për kuqezinjtë është pothuajse këtu: skuadra e Stafano Pioli-t ka dy rezultate në dispozicion kundër Sassuolo-s për të fituar titullin dhe Maldini mund ta shpërblejë trajnerin me Gabriel Jesus.

Manchester City ka lajmëruar blerjen e dy lojtarëve në sulm: Julian Alvarez dhe, mbi të gjitha, Erling Haaland. Kështu, hapësirat për brazilianin te skuadra e Guardiola-s mund të reduktohet ndjeshëm dhe lamtumira në verë mund të jetë e pashmangshme. Madje duket se lojtari ka shprehur edhe një preferencë.

Një profil si ai i Gabriel Jesus nuk mund të kalojë pa u vënë re në merkato, sepse garanton gola dhe cilësi. Në vitet e fundit të kaluar me Guardiola-n, në fakt, braziliani është përmirësuar shumë dhe mund të jetë vendimtar si sulmues i parë dhe si sulmues i dytë.

Milan-i është në kërkim të një lojtar të nivelit ndërkombëtar për të kompletuar rritjen dhe Gabriel Jesus, me 25 vitet e tij, mund të jetë emri ideal.

Rreziku për kuqezinjtë përfaqësohet nga një konkurrencë e madhe. Shumë klube po e ndjekin nga afër situatën e brazilianit, i cili mund të jetë i dyzuar nga një dëshirë e dyfishtë: e para është ajo të luajë në Champions League, ndërsa e dyta është të qëndrojë në Premier League.

Për këtë për arsye, siç ka bërë të ditur The Sun, nuk përjashtohet transferimi i Jesus tek Arsenal-i: Topçinjtë, edhe pa Champions, mund të hidhen në sulm për lojtarin dhe t’ia dorëzojnë Arteta-s. Ndeshja, gjithsesi, është akoma shumë e hapur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit