E do Real Madridi, spanjolli i Serie A kushton 70 milionë euro

25 Qershor 2019
9:32
Alfred Lleshi
back button

Real Madridi është vënë në ndjekje të mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz, sipas AS. 23-vjeçari luajti 40 ndeshje me skuadrën italiane, në të gjitha garat, në sezonin 2018-2019, pas bashkimit me nënkampionët italianë nga Real Betis. Po ashtu, ka qenë impresionues në Kampionatin Europian U-21. Ai ka rënë tashmë në sytë e drejtuesve të bardhë, por Napoli kërkon rreth 70 milionë euro për ta lënë të lirë spanjollin. 

Klubi italian pagoi verën e kaluar 30 milionë euro për të dhe e ka shpallur të patransferueshëm. Napoli kurrë nuk heziton për t'i shitur yjet e vet, nëse merr oferta joshëse financiare, por në rastin e Fabian ndryshon situata. Presidenti De Laurentiis synon ta mbajë mesfushorin edhe një vit, të paktën, duke besuar se me ecurinë e deritanishme dhe me “Euro 2020” në horizont, vlera e tij mund të rritet ndjeshëm. 

Problemi kryesor për Real Madridin është se Fabian nuk ka klauzolë lirimi në kontratë. Napoletanët tentojnë të vendosin çmime shumë të larta, por të përshtatura me realitetin e tregut aktual. Higuain shkoi te Juventusi në vitin 2017 për 94.7 milionë euro, ndërsa Koulibaly ka shumë oferta, që i afrohen klauzolës së largimit prej 150 milionë euro. Shifra shumë të larta, por të supozueshme, nëse një klub vërtetë e dëshiron futbollistin. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit