E donin Getafe dhe Mallorca, Uzuni transferohet në Hungari për gati 2 mln euro!

15 Korrik 2020
14:58
Telesport
back button

Myrto Uzuni do të luajë ndeshjet e tij të fundit në Kroaci me fanelën e Lokomotiv Zagreb teksa më pas do të bëhet gati të fluturojë drejt Hungarisë, ku e pret gjiganti Ferencvaros për një kontratë për 4 vitet e ardhshme dhe me një rrogë të kënaqshme (flitet për 500 mijë euro në sezon).

Image

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë u kërkua edhe nga Getafe dhe Mallorca, por të dy ekipet spanjolle mbetën vetëm në rrugën e sondazhit dhe 1.8 mln eurot e kërkuara nga kroatët e Zagrebit u dukën të ekzagjeruara për kartonin e fierakut.

Image

Pikërisht ato para do t’i japë Ferencvaros klubit kroat, që fiton kështu një shumë të majme me shitjen e ish-lojtarit të Laçit dhe Apolonisë, duke qenë se e paguan 350 mijë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit