E donte gjysma e Superiores, ylli i Skënderbeut firmos në Kosovë!

6 Gusht 2020
21:53
Telesport
back button

Bajram Jashanica kthehet në Kosovë dhe befason të gjithë, pasi Skënderbeu shpesheherë e kishte blinduar, duke larguar zërat e merkatos!

Mbrojtësi me eksperiencë do të jetë pjesë e Ballkanit. Klubi nga Suhareka ka dalë sonte me njoftim zyrtar, ndërsa shumë skuadra në Superligë e donin mbrojtësin e Skënderbeut, por në fund e mori ekipi i drejtuar nga Ismet Munishi.

Jashanica ka firmosur për 2 vite me portokallinjtë.

Të dashur tifoz ,Kemi knaqësinë t’iu prezantojmë për këto 2 sezone të ardhëshme futbollistin Bajram Jashanica 😊, i…

Gepostet von FC Ballkani am Donnerstag, 6. August 2020

“Të dashur tifoz, kemi knaqësinë t’iu prezantojmë futbollistin Bajram Jashanica, i cili së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e klubit KF Skenderbeu (Korçë), ku ka bërë karrieren më të gjat të tijë si super lojtar, po ashtu Jashanica ishte dhe reprezentues i përfaqësueses së Kosovës 2016-2017.

Jashanica shquhet me ndërhyrje të sakte në qendër të mbrojtjes dhe tajmingun e përsosur nga ndërprerjet. Na priftë e mbara Suharekë”, njofton klubi i Ballkanit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit