E duan City dhe Liverpool,  Van Basten paralajmëron talentin: Rrezikon dështimin

28 Janar 2022
12:57
Denis Hakanaj
back button

Legjenda e futbollit holandez, Marco van Basten, ka paralajmëruar  Cody Gakpo që të mos largohet shumë shpejt nga PSV.

Sulmuesi i krahut ka patur kontakte me Manchester City dhe Liverpool.

“Gakpo ka një vit që është në Eredivisie”, ka thënë Van Basten për Ziggo Sport.

“Duhet të kesh një bazë që të kesh sukses jashtë. Një bazë që mund të krijohet me tre ose katër vite në Holandë.

“Nëse e bën këtë, atëherë je pak më i fortë, pak më i përgatitur për nivelet e larta jashtë Holandës. Ndërsa, sot, të gjithë duan të largohen pas një viti.

“Sa më shpejt largohesh, aq më e lartë është mundësia që të dështosh. Nëse nuk ke sukses në ato dy, tre vite, atëherë do të kthehesh te një klub që është më pak i rëndësishëm. Më pas karriera jote do të duket shumë e keqe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit