“E duan me çdo kusht”, lamtumirë e trefishtë për Vlahovic

28 Maj 2023
12:00
Denis Hakanaj
back button

Pavarësisht një sezoni mjaft të vështirë (si jashtë ashtu edhe në fushë) Dusan Vlahovic arriti shifrën dyshifrore të realizimeve në kampionat. Kjo nuk do të thotë se viti i serbit mund të përkufizohet si pozitiv, duke qenë se ai ka humbur terren gradualisht në hierarkinë e trajnerit Allegri dhe një pjese të tifozëve të Juventusit.

Klubi bardhezi mund të bëjë vlerësime të caktuara pa Champions League dhe vetë Dusan mund të nxirret në shitje. Gjithashtu sepse, pavarësisht gjithçkaje, ish-lojtari i Fiorentina-s pëlqehet shumë në Premier League dhe La Liga.

Në krye të listës duket se është Atletico Madridi i ‘Cholo’ Simeone. Sezoni i madrilenëve ka qenë gjithashtu zhgënjyes dhe duan të kthehen në rrugën e duhur sezonin e ardhshëm. Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë për spanjollët të sigurojnë Vlahovic, i cili kushton 80 milionë euro.

Siç raporton portali spanjoll Fichajes.net, trajneri argjentinas do t’i kishte dhënë dritën jeshile për largimin e Mateus Cunha-s, tashmë i huazuar te Wolverhampton me formulën e detyrimit të blerjes për 30 milionë euro, dhe dy veteranëve të tjerë të klubit madrilen.

I pari është një njohës i vjetër i futbollit italian dhe i vetë Juventusit: është Alvaro Morata, i cili qëndroi në Madrid këtë sezon vetëm sepse nuk u gjet blerës për kërkesat e Atleticos dhe që tani duhet të largohet për më pak se 20 milionë euro.

I dyti është Saul Niguez, një ish-shtyllë e ekipit, por zhgënjyes në vitet e fundit. Jo më pak se 10 milionë euro është shumë që pret të fitojë Atletico nga ky operacion i tretë.

Duke bërë këtë, dhe gjithashtu duke arritur të mbajë Joao Felix që do të kthehet nga huazimi te Chelsea, Simeone është gati të udhëheqë sulmin ndaj yllit të Juventus-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit