E duan Milan dhe Arsenal, ylli i Barçës: S’jam i lumtur, do të largohem

7 Dhjetor 2018
15:35
Denis Hakanaj
back button

Mesfushori i Barcelona-s, Denis Suarez, ka bbërë të ditur se nuk është i lumtur te katalanasit dhe se po mendon të largohet për shkak të aktivizimit të pakët.

24-vjeçari ka luajtur vetëm 10 minuta në këtë sezon  me përjashtim të Kupës së Mbretit, ku realizuar dy gola mbrëmjen e së mërkurës kundër Cultural Leonesa.

"Nuk jam i lumtur, sepse nuk luaj dhe kjo është ajo që dua unë, të luaj", ka thënë Suarez, i cili është përfolur për një kalim tek Arsenal ose Milan në merkaton e janarit. Unë punoj që të luaj dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të shohim".

Trajneri Ernesto Valverde ka thënë pas ndeshjes së kupës se: "Jam shumë i kënaqur për atë, pamë më të mirën e tij dhe kjo është një gjë e mirë për të dyja palët".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit