E duan Napoli e Inter, mbrojtësi me koston zero pret një përgjigje nga Barcelona para se të vendosë

27 Mars 2023
12:23
Telesport
back button

Napoli e Inter kanë nisur një garë për të marrë mbrojtësin e Athletic Bilbao, Inigo Martinez, kontrata e të cilit me skuadrës spanjolle skadon në fund të këtij sezoni. Një detaj ky i rëndësishëm për ekipet “big” për të siguruar shërbimet e 31-vjeçarit, por që duket se nuk dëshiron të shkojë në Serie A.

Sipas “Il Mundo Deportivo”, Inigo Martinez dëshiron të transferohet te skuadra e Barcelonës, që momentalisht është në vështirësi financiare. Pra, një transferim që duket i vështirë për t’u realizuar, ndërkohë që lojtari do të jetë i lirë nga datat 1 korrik, kur skadon kontrata me Athletic Bilbao.

Për mbrojtësin që luan edhe me kombëtaren spaniolle (19 ndeshje e 1 gol), është interesuar edhe Atltico Madrid, por lojtari pret një përgjigje nga Barcelona. Skuadra katalanase është zgjedhja e tij e parë dhe vetëm pasi të marrë konfirmimin s enuk mund të luajë aty do të shohë p[ër alternativat e tjera.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit