E duan të gjitha të mëdhatë e Europës, Newcastle “djeg” konkurrencën me 60 mln euro

17 Prill 2022
11:29
Denis Hakanaj
back button

Mes sulmuesve të rinj të panoramës botërore, Darwin Nunez po arrin të fitojë një vend të rëndësishëm. Sulmuesi uruguaian, i cili ka një kontratë me Benfica-n deri në vitin 2025, po zhvillon një sezon magjik.

Ka arritur të kalojë kuotën  30 gola mes kampionatit, kupave kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe 6 golat e shënuar në Champions League.

Numra të rëndësishëm për lojtarin pas sezonit të kaluar të përshtatjes në Portugali. Shumë klube e ndjekin prej kohësh me shumë vëmendje.

Nunez pëlqehet veçanërisht nga Milan-i dhe Inter-i, por sa më shumë kalon koha, aq më  e komplikuar bëhet situata për klubet italiane.

Çmimi i sulmuesit të lindur në Artigas, në fakt, vazhdon të rritet. E gjitha kjo luan në favor të Benfica-s, që shpreson të arkëtojë sa më shumë të jetë e mundur nga një shitje e mundshme e lojtarit.

Dhe nga Franca kanë shkruar se një klub duket se është gati të hidhet në sulm. Bëhet fjalë për Newcastle, që sipas franceze Foot Mercato, duket se është gati të ofrojë më shumë se 60 milionë euro për kartonin e uruguaianit.

Klubi anglez synon të jetë mbretëresha e merkatos verën e ardhshme dhe duket se është bindur të lëvizë për sulmuesin. Oferta e Magpies, siç shkruhet në Francë, pritet të djegë konkurrnecën e të gjithë klubeve të tjerë të mëdha europiane.

Përveç Milan-it dhe Inter-it, në gjurmët e lojtarit janë edhe Paris Saint-Germain, Real Madrid, Barcelona, Chelsea, Manchester United dhe Manchester City.

Ndërkohë, Benfica duket se e ka gjetur që tani zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për Petar Musa, në pronësi të Slavias së Pragës, por i huazuar te Boavista.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit