E fundit!!! Alvaro Morata drejt transferimit te Manchester United

11 Gusht 2022
9:14
Gentian Spiri

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata mund të përfundojë te skuadra e Manchester United këtë sezon. Lajmin e konfirmojnë mediat britanike, që shprehen se sulmuesi 29-vjeçar është vënë në shënjestrën e “djajve”, që janë gati të formulojnë një ofertë konkrete për të.

Morata ka ende edhe dy vite kontratë me Atletico Madrid, që nuk dëshiron ta mbajë lojtarin, pasi nuk bën pjesë në planet e tij. Për Morata është interesuar edhe Juventus, por duket se më pranë është një transferimi në “Old Trafford”.

Prej javësh United po interesohet për një sulmues dhe pasi dështoi transferimi i Marko Arnautovic, objektivi i radhës është Morata. Një sulmues me përvojë në arenën ndërkombëtare. Lojtari mund të vijë në formë huazimi këtë sezon me të drejtë blerje pas një viti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit