E FUNDIT: Ancelotti urdhëron grumbullim, përçahet Napoli. Insigne ngre zërin!

2 Dhjetor 2019
17:49
back button

Kaosi mbretëron te Napoli! U duk sikur gjithçka ishte zgjidhur me gjobat e presidentit De Laurentis (25% për muajin tetor dhe 50% vetëm për Allan dhe Insigne) por gjërat kanë precipituar edhe më keq, duke agravuar gjithçka.

Humbja ndaj Bologna ka xhindosur trajnerin Ancelotti, i cili ka reaguar në konferencë ashpër dhe ka urdhëruar heshtje shtypi për futbollistët, ndërsa ditën e hënë në mëngjes është ballafaquar me të gjithë, duke urdhëruar grumbullimin: këtë herë, i pranuar! Edhe pse, gjysma e ekipit nuk është dakord, ndryshe nga gjysma tjetër.

Një përçarje tashmë, me Insignen që mori fjalën në dhomat e zhveshjes pas humbjes me Bolognan, duke bërtitur dhe duke kritikuar të gjithë, bashkë edhe veten e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit