E FUNDIT: Bale mëson masën absurde, i ndalohet golfi!

2 Dhjetor 2019
12:21
Eraldo Harlicaj
back button

“Uells, golf, Madrid”, – ishte kori i tifozëve të kombëtares së Uellsit kushtuar yllit të tyre Garteth Bale. Sulmuesi i Real Madridit jep gjithmonë maksimumin për kombëtaren e tij dhe arriti ta kualifikojë për finalet e Euro2020 me shumë vuajtje. 30-vjeçari është kapiten i kombëtares dhe shpeshherë ka rrezikuar vendin e tij te Reali për ekipin kombëtar. 

Drejtuesit madrilenë kanë patur probleme me lojtarin, pasi ky i fundit ka marrë pjesë dhe në turne golfi. Një sport i dashur për sulmuesin. Reali nuk ia ka ndaluar duke pranuar pasionin e tij për golf, por atë që nuk bënë “Galaktikët” e bën kombëtarja e Uellsit. Stafi teknik ka vendosur që t’i ndalojë lojën e golfit Bale para përgatitjeve për Euro2020. 

Trajneri Rayn Giggs ka frikë për ndonjë dëmtim të mundshëm dhe ka nxjerrë këtë masë për lojtarin e tij. The Sun publikoi lajmin që ka habitur tifozët, por dhe vete lojtarin. Bale ka luajtur 80 ndeshje me Uellsin dhe ka shënuar 33 gola në total. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit