E FUNDIT: Barcelona djeg Bayernin, blen yllin e Europës

23 Shtator 2020
20:44
Eraldo Harlicaj
back button

Gjërat po lëvizin me shpejtësi dhe Sergino Dest është gjithnjë e më afër Barcelonës. Amerikani me shumë mundësi do t’i bashkohet katalanasve, para Bayern Munchen sipas asaj që shkruan Nicolo Schira.

Katalanasit kanë arritur marrëveshjen me 19-vjeçarin dhe ky i fundit do të largohet nga Ajaxi për 25 milionë euro. Marrëveshja pritet të jetë për 5 vite dhe Dest do të hedhë me shumë mundësi firmën në kontratë.

Koeman ka luajtur një rol të madh në këtë transfertë, pasi njeh drejtuesit e Ajaxit. Dest nga krahu tjetër pritet të marrë vendin e Nelson Semedos që u largua drejt Wolves.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit